Hoti i bindur se për asociacionin s’diskutohet më: Dosjet e OVL-së s’janë punë e Qeverisë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 11:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohet sepse është përmbyllë në vitin 2013, raporton Ekonomia Online.

Madje ai ka thënë  se ende nuk e di nëse do të mbahet dialogu në Bruksel.

“Asociacioni kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur në vitin 2013, dhe nuk hapet në procesin e dialogut dhe nuk e di a do të mbahet dialogu në Bruksel”.

“Ne jemi në proces të zgjedhjes së bordit të KEK-ut dhe kemi trashëguar një strategji të keqe nga të gjitha qeveritë e kaluara”.

Hoti ka thënë se kur të vije shkurti i vitit të ardhshëm i gjithë spektri politik duhet të bisedojë për zgjedhjen e presidentit.

“Kompromisi më i madh që e kemi bë ne është që kemi pranuar të futemi në procesin e dialogut dhe të arrijmë një marrëveshje paqeje me Serbinë”.

“… kur vjen shkurti duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”

Hoti ka shtuar se mbledhja me qeverinë shqiptare është shtyrë për një javë, pasi thotë se të premten Kuvendi mbanë seance dhe duhet të votohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, raporton EO.

“Arsyetimi pse e kemi shtyrë këtë mbledhje e kam dhënë dje arsyetimin dhe agjendën e qeverisë e caktoj vetëm vet, dhe nesër një mbledhje e Kuvendit ku duhet të jetë në Kuvend sepse është edhe Ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe duhet ta qojmë përpara”.

Shefi i Qeverisë ka folur edhe për mini-shengenin. Ai ka thënë se Kosova do të bëhet pjesë në baza të barabarta sikur çdo vend tjetër.

“Ne kemi marr një zotim që të bëhemi pjesë e mini-shengenit, se si Kosova do të bëhet pjesë në baza gjithmonë të barabarta sikur çdo vend tjetër, sepse ky është një projekt i përkohshëm”

Hoti  i pyetur për dosjet që po dërgohen në zyrat e OVL-UÇK-së, ka thënë se nuk është punë e Qeverisë që të reagojë për këtë dosje.

“Tash e tre muaj ka një qeveri normale e cila nuk përzihet në punët e drejtësisë dhe kjo është qasja jonë. Nuk vlerësoj që është punë e qeverisë që të reagojë”, tha Hoti

Të ngjashme