Hoti: Institucionet janë jofunksionale, koalicioni s’ka numra as për mbledhje të Kryesisë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 12:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avullah Hoti, Shef i Grupi Parlamentar të LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se koalicioni qeverisës nuk po mund të funksionoj normalisht, ngase nuk po mund të merret vesh as për mbledhje të Kryesisë.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që u parapa të mbahej sot, ka dështuar për shkak se nuk ka pasur kuorum.
Ai paralajmëroi se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal.

“… ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e Kryesisë e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal”.

Hoti tha se tashmë qëndrimi i LDK-së sa i përket Speciales është i qartë. Ai foli edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke kërkuar që ky rast të zbardhet e të mos bartet faji herë në jug e herë në veri.

“…duhet të presim që të zbardhet kjo vrasje është vrasje fatkeqe e një politikani duhet të presim të zbardhet rasti . Ju keni parë deklarata që fajin për këtë ia kanë lënë veriut e jo pjesës së jugut të Mitrovicës”.

Të ngjashme