Hoti: Koalicioni t’i sigurojë votat për demarkacionin, ne e mbështesim

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 12:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në hollin e Kuvendit tha se e mbështesin marrëveshjen e demarkacionit. Por sipas tij, i mbetet koalicionit qeverisës që t’i sigurojë votat.

Hoti shtoi se pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet për demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

“Duke qenë se kanë kërkuar nga ne që të dakordohen për kohën, besoj që 62 vota të koalicionit janë siguruar. Kemi kërkuar që të debatohet për këtë çështje. Kemi kërkuar po ashtu që pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet. Krejt këto raporte duhet të jenë në dispozicion të deputetëve dhe secili deputetë të votoj sipas ndërgjegjes së tyre”.

Të ngjashme