Ndarja e 1500 specializantëve, Hoti: Po krijojmë baza të mira të planifikimit për sektorin e shëndetësisë

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka vizituar ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore.

Ndarja e 1500 specializantëve, Hoti: Po krijojmë baza të mira të planifikimit për sektorin e shëndetësisë

Kryeministri Hoti ka thënë se është  i nderuar që po promovojmë punën për zgjedhjen e specializimeve për të krijuar kapacitete në institucioneve tona.

“Po krijojmë baza të mira për planifikim për sektorin e shëndetësisë”, tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë fokusuar në zgjedhjen e specializimeve që i munguan Kosovës.

“Sot i shtohen edhe 1500 specializantë. Ne u fokusuam në zgjedhjen e specializantëve që i mungoi Kosovës për 5 vjet. Duke falënderuar Qeverinë për mjekët e rijnë, do të shtohen edhe 400 mjekë të tjerë meqë është rrumbullakosua numri 1500 specializantë. Mbi 400 do të financohen nga Ministria e shëndetësisë. Qindra mjekë të diplomuar e kanë pritur këtë vendim”, tha Zemaj.

Ministria Zemaj theksoi se çdo vit do të hapë  konkurs për specializantë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme