Hoti paralajmëron padi në Kushtetuese për Ligjin e Dialogut dhe Platformën

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 17:11 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka qenë një seancë që është përcjellë me shkelje procedurale, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka paralajmëruar se do të dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot ka qenë një seancë prej fillimit me shkelje procedurale me shkelje të rregullores kuvendit dhe kushtetutës.  Pavarësisht kryetari la vazhduar me shkelje të rregullores. U votuan dyjat. Ligji për Dialog nuk ma bazë në kushtetutë. Nuk mund të krijohen ekipe që nuk janë në Kushtetutën.  Do koordinohemi me pjesën tjetër të opozitës për ta dërguar këtë në Gjykatë Kushtetuese. Jam i sigurt se gjykata do ta shpallë këtë jo kushtetuese. Platformë për dialog është vetëm kushtetuta e vendit. Vetëm zgjedhjet e reja e nxjerrin Kosovën nga kjo gjendje kaosi në të cilën është Kosova”, tha Hoti.

Të ngjashme