Hoti për rastin e Axos-it: Vendosmëria e Mustafës dhe ekipi punues i kanë kursyer Kosovës miliona euro

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 11:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur konferencën e rregullt javore.

Avdullah Hoti nga LDK në konferencën e rregullt javore shprehu keqardhje për familjarët e policëve të cilët u aksidentuan në Kaçanik dhe për trupin e pagjetur të policit tjetër.

Ai tha se shpreson që trupi të gjendet sa më shpejt dhe familjet e tyre t’i kryejnë ceremonitë e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës shprehim mbështetjen e plotë për FSK-në, policët, zjarrëfikësit dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në gjetjen e trupave të policëve po ashtu edhe për zhytësin Ismail Kasumi”, tha Hoti.

Avdullah Hoti foli edhe për rastin e fituar nga Kosova ndaj kompanisë ACP Axos në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Më vjen mirë që Kosova e ka fituar rastin në Gjykatën e Arbitrazhit dhe ne që nga fillimi jemi deklaruar se do ta fitojmë këtë betejë, sepse kemi qenë të bindur për përgatitjet dhe ekipin që e kemi pasur”, tha Hoti.

Hoti tha se ka qenë vendosmëria e Isa Mustafës dhe ekipit që kanë punuar dhe me këtë rast i kanë kursyer Kosovës miliona euro.

“Telekomi është në vështirësi, por ne nuk mundemi si parti opozitare ta shpëtojmë nga falimentimi këtë kompani”, shtoi Hoti.

Hoti shtoi se qeveria nuk është duke respektuar qytetarët, sepse në seanca nuk është duke u paraqitur për të miratuar rendet e ditës, raporton EO.

“Zhvillimet politike gjatë kësaj jave ne vlerësojmë që eshtë e rëndësishme që të gjitha forcat politike me u vetëdijesu për krizën institucionale. Kuvendi është bërë jofunksional, dy seanca nuk kanë mundur të përmbyllen për mungesë të kuorumit në mungesë të deputetëve për të miratuar rendin e ditës”, tha Hoti.

“Kuvendi është organi më i lartë në vend ku delegojnë qeveria dhe deputetët sepse ata flasin në emër të qytetarëve dhe ata janë të obliguar të paraqiten në Kuvend, por ata janë të papërgjegjshëm”, shtoi në fund Hoti.

Të ngjashme