Hoti takohet me Grenellin, thotë se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar së është takuar me Ambasadorin Grenell dhe zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se e ka siguruar Ambasadorin Grenell se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë dhe se janë të përkushtuar për të bërë progres.

“E sigurova se në do të jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”, ka shkruar Hoti. 

Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtare te tjere te ShBA-ve. Diskutuam per proceset e rendesishme me te cilat duhet…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 15. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme