Hoti uron Kurtin dhe Konjufcën: Të martën e dorëzoj detyrën

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 20:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Albin Kurtin, duke thënë se suksesi i tij është i gjithë Kosovës dhe dështimi i tij i kushton të giithëve, raporton Ekonomia Online.

“Sot deputetët e Kuvendit kanë konstituar dhe kanë zgjedhur Qeverinë. Më lejoni t’i uroj kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin dhe suskesi i tyre është sukses i Kosovës dhe dështimi i tyre na kushton të giithëve. Për mua ka qenë nderë të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Kemi arritur sukses të plotë në realizimin e objektivave në menaxhimin e pandemisë kemi arritur ta shumëfishojë numrin e testimeve”, tha  Hoti.

Hoti gjatë kësaj konferencë ka permendur edhe disa nga të arriturat sa ishte ai kryeministër.

“Kemi arritur në pikën ku ushtria e Kosovës është pjesë e misionit paqeruajtës, kemi ndërmarr veprime ekzekutive siç eështë rasti në Karaçevë.Kemi arritur marrëveshjen historike me SHBA”, u shpreh ai.

Hoti tha se të martën do ta dorëzoj detyrën te kryeministri Kurti sipas protokollit shtetërorë.

“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetërorë dhe kryeminiatrit i kam përgatitur dosje”, tha tutje ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme