Hoxha mirëpritet nga bashkëfshatarët e tij në Drenas: Këtë mbështetje do ta arsyetoj me punë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, u shpreh i lumtur me pritjen nga bashkëfshatarët e tij në fshatin Damanek të Drenasit.

Hoxha tha se nga ky takim ka marrë përkrahjen e pa rezervë nga bashkëfshatarët e tij.

Ai tutje tha se do të vazhdojnë rrugëtimin në gjitha fshatrat e Drenasit për të shpalosur programin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Në vijim, statusi i plotë i Sjedi Hoxha:

Faleminderit vendlindja ime!

Sonte u ndjeva shumë krenar, i gëzuar, por edhe i emocionuar me mbështetjen dhe përkrahjen e pa rezervë që mora nga bashkëfshatarët në fshatin tim të lindjes.

Kjo mbështetje për mua ka domethënie të veçantë, si bashkëfshatar i juaj këtë mbështetje do ta arsyetoj me punë dhe përkushtim duke i shërbyer vendit me ndershmëri.

Falënderoj anëtarin e Kryesisë së PDK-së Prof. Ferat Shala i cili ishte sonte se bashku me mua.

Së bashku e filluam në Damanek për të vazhduar me vizitat tona në të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit për të shpalosur programin më të mirë qeverisës, programin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Sejdi Hoxha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme