Hoxhaj: Me votë po caktohet e ardhmja jonë politike për 4 vjetët e ardhshme

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka votuar në fakultetin Filologjik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj aty tha se përmes këtyre zgjedhjeve dhe votës së qytetarit, caktohet e ardhmja politike për 4 vjetët e ardhshme.

“Sot është një ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, meqë përmes votës së çdo qytetari po caktohet e ardhmja jonë politike për 4 vjetët e ardhshme prandaj e ftojmë çdo qytetarë që te del të voton.  Kërkojmë votë masive që të kemi një qeverisje të mirë dhe transparente dhe thellim të partneritetit ndërkombëtarë me miqtë tanë amerikanë”.

Të ngjashme