Hoxhaj merr kritika për punësime me kontrata mbi vepër

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 13:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në lidhje me gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm në raportin e vitit 2015.

Kryetari i këtij komisioni, Faton Topalli u shpreh mjaft i shqetësuar në lidhje me mungesën e ministrit Hoxhaj, ku sipas Topallit, komisionit iu desh disa herë që ta ftojë ministrin Hoxhaj të vijë për raportim.

Topalli e quan jo të drejtë qasjen e ministrit karshi Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave.

Hoxhaj, mori kritika edhe sa i përket kontratave mbi vepër, të cilat po konsiderohen si shkelje të ligjit, ku u përmendën disa raste kur ky dikaster punësoi disa persona dhe i mbajti më shumë se gjashtë muaj.

Por, të gjitha këto Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i hodhi poshtë, me arsyetimin se roli i tij si ministër i Jashtëm është të bëjë politikë në vende të jashtme për misione diplomatike.

Hoxhaj ka thënë se raporti në përgjithësi pasqyron gjendjen reale dhe se ky raport do të pasqyronte gjendjen edhe më mirë dhe në mënyrë më të plotë sikur të merreshin parasysh specifikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sidomos ne aspektin e prokurimit dhe financave.

“Ne jemi ministri e re me misione diplomatike që hapen vazhdimisht dhe shpesh është e vështirë që veprimtaria e tyre jashtë të përshtatet me kërkesat e ligjeve të brendshme të prokurimit apo të financave”, ka thënë Hoxhaj para Komisionit.

Hoxhaj tha së është përgatitur plani i veprimit për adresimin e rekomandimeve, i cili i është përcjellë edhe Komisionit dhe se të gjitha rekomandimet e dala nga raporti i auditimit janë marrë me seriozitet nga personat përgjegjës brenda MPJ-së.

Hoxhaj deklaroi se transparenca dhe llogaridhënia para Kuvendit të Kosovës dhe opinionit publik janë principe themelore të punës së tij në baza ditore, ndërsa shtoi se që nga marrja e mandatit gjashtë muaj më parë është kujdesur që këto rekomandime të adresohen.

Të ngjashme