Hoxhaj: Nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet deri më 15 qershor, Kurti duhet ta anulojë takimin me Vuçiqin

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka merr pjesë në serinë e dytë të diskutimeve të forumit FOL Hapur, raporton Ekonomia Online.

Ai ia theksuar tri dështimet e para të Qeverisë Kurti që kanë të bëjnë mungesën e programit qeverisës, dështimin në politikën e jashtme dhe dështimin në qasjen me dialogun me Serbinë.

Hoxhaj tha se po ia rikujton kryeministrit Kurti edhe dy kushtëzimet e tij që i kërkonte para fillimit të dialogut me Serbinë, kërkimfaljen nga Serbia dhe kthimin e të pagjeturve.

“Nëse Serbia nuk kërkon falje deri më 15 qershor për gjenocidin e kryer në Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të ulet në takim me Vuçiqin”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka folur lidhur me opozitarizmin që do të bëjë kjo parti karshi Qeverisë Kurti. Mes tjerash ai ka thënë se asnjëherë PDK-ja nuk do të bëjë një opozitarizëm si Vetëvendosje por si partitë parlamentare evropiane.

“Do të jem sa më i qartë. Ne e kemi kuptuar rezultatin e 14 shkurtit si një cikël demokratik, dhe ndryshimin si diçka demokratike. Ne nuk do të jemi një opozitë si Lëvizja Vetëvendosje, as në mendësi, as në qasje e veprimtari konkrete, por PDK-ja do të bëjë një opozitë si partitë parlamentare evropiane. Unë e di si bëhet opozita dhe si fitohet beteja e mendimeve”, është shprehur ai.

Sipas Hoxhajt Qeveria aktuale po dështon në tri nivele. I pari sipas tij, është mungesa e një programi, pastaj mungesa e një përmbajtje dhe mbi të gjitha mungesa e një standardi.

“Ajo që ka ndodhë deri në këto 100 ditët e para të Qeverisë është që kemi parë dështim në tri nivele e para është se nuk ka program, së dyti nuk ka përmbajtje, e kemi parë në mbledhje të Qeverisë që merren vendime koti, nuk ka profil kjo Qeveri, ka ministra që askush nuk e di se për çka qëndrojnë dhe mbi të gjitha kjo Qeveri nuk ka standard. Kanë thënë që s’do të ketë nepotizëm e këtë po e shohim çdo ditë. Arsyetimi për punësimet familjare është pafytyrësi politike. Nuk mendoj që ka pasë Qeveri më të dobët në histori të Kosovës si kjo e Kurtit”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka folur edhe për politikën e jashtme të kësaj Qeverie për të cilën ka thënë se po e degradon pozitën e Kosovës.

Ai madje ka konsideruar se në këtë formë Kosova mund të përfundoj pa shtetësi të mirëfilltë si Tajvani, Qipro e Palestina.

“Politika e jashtme në kontekstin e Kosovës nënkupton që duhet të ketë vullnet për ta avancuar pozitën e Kosovës, por që kjo Qeveri po e bën të kundërtën po e degradon këtë pozitë. Si rezultat i kësaj po e humb elementin e shtetësisë dhe po bëhet si disa shtete jo të mirëfillta si Tajvani, Qipro e Palestina”

I parti i PDK-së ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke i dhënë kritikë kryeministrit Kurti për deklaratën e tij se do të nis një dialog  të ri, raporton EO.

“Dialogu Kosovë-Serbi është një temë që nuk është popullore. Kjo është temë vitale për ekzistencën e Kosovës, dialog ky që e anëtarëson Kosovën në OKB dhe e përmbyll shtetësinë e Kosovës. Kurti pretendonte se nuk do të vazhdojë dialogun e vjetër por të nis një të ri. Unë i them Kurtit se nëse është kështu duhet ta sjellë një rezolutë të re”, ka thënë ai.

Ndërsa ka përmendur edhe vizitën e dy diplomatëve të huaj në Kosovë, Palmer e Lajçak për të cilën ka thënë se tregon që ata duan përfundim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ardhje e Palmer dhe Lajcak në të njëjtën kohë si në Kosovë edhe në Serbi tregon se BE dhe ShBA e kanë seriozisht këtë  çështje. Vizita e tyre ka pasë të bëjë më shumë me përgatitjen paraprake për dialogun Kosovë Serbi më shumë nga ana e pozitës. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është e përgatitur për dialogun politikisht, së dyti s’ka platformë dhe nuk është e përgatitur në rrafshin diplomatik”, ka thënë mes tjerash Hoxhaj.

Të ngjashme