Isufi: S’ka asgjë konkrete rreth sigurimit të votave për demarkacionin, po bisedojmë me partitë

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 12:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë janë në konsultime për vazhdimin e seancës së sotme, e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

“Ne biseduam për seancën e cila u ndërpre momentalisht dhe kur duhet ta vazhdojmë do të shohim, në konsultime jemi”.

Kur është pyetur se a janë arritur numrat për miratimin e demarkacionit dhe me kë po bisedohet, Ahmeti ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë dhe se janë në bisedime me partitë tjera për këtë çështje.

Të ngjashme