Kërkesat e Pacollit për LDK-në, VV-në dhe PAN-in!

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 13:46 | Nga

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është pikërisht koalicioni PAN , të cilët edhe sot kanë bllokuar seancën.

Pacolli ka shtuar se ai dhe AKR, e kanë vënë në vend të parë interesin e qytetarëve duke kërkuar kështu nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë.

Pacolli ka thënë po ashtu se nuk bën ultimatume dhe se sipas tij, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia, humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo ditë.

Ndër të tjerash i pari i AKR-së ka thënë se AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vetë dhe se janë koherentë më propozimet që i kanë dhënë që nga dita e parë.

Ky është postimi i plotë:

Edhe sot, pa ndodhur asgjë kaloi vazhdimi i seancës që u karakterizua me bllokadën nga koalicionit PAN. Unë dhe AKR, interesin e Kosovës dhe tē qytetarëve e kemi vënë në radhë të parë dhe kërkoj nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos kalkulojnë. Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. Ne e kemi identitetin tonë si parti liberale që ka parim zgjidhjet, dhe jo krizën, shtetin dhe qytetarin mbi partitë politike. Zgjidhje të qëndrueshme po kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtarë. Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizes e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës cdo ditë (vetem deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PANI sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta cazhdojnë bllokadën. Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mênyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t’ja përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme