Këto projektligje u votuan gjatë seancës së Kuvendit

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 17:20 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës plenare të së premtes, ka votuar për disa nga pikat e seancave të mbajtura më herët.

Ligjvënësit kanë miratuar, Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019; projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social; projektligjin për produktet biocide; projektligjin për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa projektligjet në lexim të dytë që u miratua ishte: projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për familjen i Kosovës;

Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MKRS-së dhe raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017 nuk u miratuan.

Nga seanca plenare e datës 23 nëntor, nuk u miratuan projektligjet e parapara për votim, raporton EO.

Ndërsa, nga seancat plenare të datave 13 shtator, 18, 31 tetor, 2,7 dhe 23 nëntor 2018 u votuan dhe u miratuan në lexim të dytë këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Statistikat Zyrtare të Kosovës; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për hekurudhat e Kosovës; projektligjin për shërbimet postare; raportin vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017; raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017; rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017.

Ndërkaq, nuk është miratuar projektligji për transmetuesin publik dhe raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017.

Të ngjashme