KIPRED: Qytetarët e shqetësuar për blerjen e votave

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 12:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në Prishtinë ka mbajtur një konferencën me temë “Sistemi partiak, partitë politike dhe reformat zgjedhore”.

Në këtë konferencë janë prezantuar të gjeturat nga matja e opinionit publik nga qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, lidhur me njohuritë dhe preferencat e tyre politike, besimin dhe perceptimin ndaj sistemit politik dhe ndaj institucioneve publike në vendet e tyre.

Mentor Agani nga KIPRED-i tha se ky projekt është një ide për reformimin e sistemit elektoral në Kosovë, që ky sistem t’i kontribuojë demokracisë në vend.

“Ky projekt është një ide për reformimin e sistemit elektoral në Kosovë, që ky sistem t’i kontribuoj demokracisë në vend. Sistemi elektorial i krijuar nga UNMIK-u ka qenë një sistem i mirë teorik, por në periudhë afatgjatë ka sjellë paqëndrueshmëri. Partitë deri më tani kanë qenë të paafta të sjellin një sistëm të ri elektorial. Sistemi elektorial është një sistem për shoqëritë e ndara edhe pse e kemi një shoqëri me shumicë shqiptare”, ka thënë Agani.

Gent Gjikolli, hulumtues i KIPRED-it tha se hulumtimi i bërë ka rezultuar me pakënaqësinë e qytetarëve për funksionimin e demokracisë dhe për këtë ata akuzojnë qeverinë.

Ai theksoi se anketa ka vënë në pah edhe problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova, sikur që janë papunësia dhe korrupsioni.

“Pakënaqësi rreth funksionimit të demokracisë, qytetarët e akuzojnë qeverinë dhe udhëheqësin e tyre. Papunësia dhe korrupsioni janë problemet kryesore që qytetarët e shohin brenda Kosovës. Policia, institucionet fetare, OJQ-te dhe mediat kanë besim më të lartë, ndërsa Qeveria, Presidenca, Kuvendi dhe partitë politike e kanë besimin më të ulët”.

Sipas anketës së bërë nga KIPRED-i, qytetarët shprehin  shqetësimet edhe për shpenzimet enorme të partive politike gjatë fushatave elektorale, ndërsa shqetësuese për qytetarët është edhe fakti i blerjes së votave.

Dardan Molliqaj, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vjedhja dhe blerja e votës është problemi kryesor në sistemin elektoral.

“Kosova është një vend shumë i vogël për ta ndarë në zona të reja elektorale. Provincializmi i votë nuk do të ishte progresive. Ekziston një dallim në atë se çfarë parasheh një parti politike. Duhet të ndërtohet një sistem organik me rregulla të qëndrueshme”, u shpreh Molliqaj.

Tutje ai ka thënë se politika duhet të kaloj nga identiteti individual në identitet programor, dhe biznesi dhe politika duhet të ndahen ndërmjet vete.

E Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar nga NISMA për Kosovën u shpreh se problemi ynë nuk qëndron në sistemin zgjedhor por në mungesën për ta zbatuar ligjin nga partitë politike me qëllim që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Partitë në pushtet kanë mundësi të blejnë vota. Kualiteti me lista të mbylluara ka qenë më i mirë se i atyre më lista të hapura. Na duhet vullnet politikë që të rrespektohet vullneti i qytetarëve. Duhet të kërkojmë parti që kanë programe të qarta dhe ligjin e kanë për bazë.

Të ngjashme