Konfirmojnë nga VV-ja, gjendja e Kurti stabile

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kurti në njoftimin e tij në Facebook tha se para dy dite i ishin shfaqur disa simptoma të lehta.

Zëdhënësi i VV-së Përparim Kryeziu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.

“Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar sot vetë z. Kurti, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë”.

Madje ai tha se Kurti është duke kryer detyrat duke respektuar masat e sa i përket izolimit.

“Albin Kurti po kryen detyrat e veta dhe funksionin vazhdon ta kryejë duke respektuar në plotin masën e izolimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme