Kosova pjesë e Serbisë edhe në librat shkollorë në Shqipëri

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.

Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.

Për këtë temë, pati reagime të shumta drejtuar Ramës, ani pse ky i fundit nuk e ka sqaruar vetë këtë veprim. /GE

Nxenesi dixhital denoncon aktin e tradhetise kombetare te Edvin Mafise, te cilin Beogradi e ka shtamosur dhe ne tekstet shkollore te Shqiperise!Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e nxenesit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 21. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme