KQZ: Votuan 40.55 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 19:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet në komunën e Drenasit janë mbyllur në kohën e paraparë.

Në konferencën me gazetarë, pas mbylljes së vendvotimeve, Daka njoftoi se pjesëmarrja në këto votime është: 21 mijë e 318 votues apo 40.55 %.

Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje krahasuar me ato paraprake të mbajtura më 2013 në këtë komunë është më shumë se tetë përqind më e vogël. Në zgjedhjet lokale (2013) patën votuar 24 mijë e 362 votues, apo 48.66%.

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Daka falënderoi të gjithë qytetarët e Drenasit që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar dhe për kulturën e lartë demokratike të treguar sot.

Po ashtu, kryetarja e KQZ-së falënderoi Këshillat e Vendvotimeve për punën e mirë që kanë bërë gjatë tërë procesit të votimit dhe gjithashtu inkurajoi të gjithë KVV-të që gjatë procesit të numërimit t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të dërgohet në vend.

Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh falënderime edhe për institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokuroruinë e Shtetit, duke çmuar lartë punën e tyre gjatë gjithë ditës së sotme.

KQZ njofton se duke filluar nga ora 19:00 fillon të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të ngjashme