Haradinaj priti në takim Bekim Jasharin

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 19:32 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Jashari ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Ndërsa Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skënderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme