Presidenti Thaçi fton për unitet politik rreth liberalizimit të vizave

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 10:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq është pritur në takim nga Presidenti, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, duke kërkuar zgjerimin e tyre edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Në këtë takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit të shpejt të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënimin e vijës kufitare.

“Ftoj për një unitet politik në Kosovë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizmit të vizave. Kjo do të ishte dhurata më e bukur për qytetarët e Kosovës në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Do të bashkëpunojmë ngushtë që t’i realizojmë interesat tona të përbashkët, të anëtarësimit në BE”, u shpreh kryeministri Markoviq.

Presidenti Thaçi ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.

Markoviq sot është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë. Kreu i qeverisë së Malit të Zi dje është pritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Kurse në Prishtinë për të ishte rreshtuar garda ceremoniale e FSK-së. Markoviq pas takimit me Haradinajn ishte i qartë se i përket demarkacionit se kjo çështje është e kryer, ndonëse ka premtuar mbështetje në gjetjen e zgjidhjes.

Marrëveshja është kusht i Kosovës për liberalizimin e vizave.

Të ngjashme