Kryeparlamentari Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 18:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në Ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.

Veseli tha se Kosova tani ka nevojë për investimet e mërgatës së saj në Austri dhe gjetiu, e cila ka konsoliduar biznese në lëmenj të ndryshëm, si dhe për arritjet akademike të të rinjve, të shkolluar në universitete prestigjioze austriake dhe të tjera ndërkombëtare.

Të ngjashme