Kryesia vendos për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për sot mbledhjen e Kryesisë në me pikën e vetme të rëndit të ditës kërkesen e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.  

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Po sot kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në të cilën do të pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme