Kurti ngushëllon familjarët e viktimave të sulmit në Londër

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 10:50 | Nga

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është tronditur nga sulmi i djeshëm terrorist në Londër, sulm i dytë brenda pak kohësh në Mbrëtërinë e Bashkuar.

Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell.

“Jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i djeshëm terrorist në Londër, sulmi i dytë brenda pak kohësh në Mbretërinë e Bashkuar. Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për familjarët e viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell”.

“Britania është partner i rëndësishëm historik e strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve, vend që na ka ndihmuar ushtarakisht e politikisht, si dhe vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh mërgimtarë. Ndaj në këto çaste të vështira është e rëndësishme t’i ofrojmë mbështetjen tonë, sado modeste”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme