LDK-ja lidh koalicion me Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 17:11 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me subjektin politik Alternativa dhe Lëvizjen për Drejtësi.

Mimoza Kusari Lila nga Alternativa ka thënë se si subjekti më i ri gjatë shqyrtimit të mundësive kanë vendosur që për shkak të pajtueshmërisë në programin për zhvillim të hyjnë bashkë fuqishëm, raporton Ekonomia Oline.

“Mund të ju them se kjo marrëveshje është e bazuar në parimet udhëheqëse. Ne ndjehemi të lumtur që kemi arritur që ato pika programore kanë arritur të hyjnë me dakordime me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.

Kreu i LDKsë, Isa Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje ngërthen në vete orientimet e tyre të përbashkëta, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit, që siç tha ai, “janë prioritetet tona në këtë fazë dhe në fazat e ardhshme”.

“ Jam i gëzuar që sot edhe Avdullah Hoti do të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve që ne po i bëjmë në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Zotimi ynë është t’u dalim ballë sfidave me të cilat ballafaqohet qytetari ynë”, ka thënë ai.

I pyetur se a është pajtuar me Ilir Dedën pasi ai ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Isa Mustafa ka thënë se ka pasur edhe të partisë së tij që e kanë nënshkruar mocionin.

“Ndoshta e ka nënshkruar, pasi që ka pasur dëshirë më na bashkuar”, ka thënë ai.

Ndërsa Ilir Deda tha se krejt çka është rëndësi është se po krijohet një bllok i gjerë që do t’i jap fund PDK-së dhe se ky koalicion do të jetë fitues në këto zgjedhje.

“Është shumë me rëndësi qe po krijohet një bllok i gjerë qe do ti japë fund PDK-së dhe do të jetë fitues në zgjedhje dhe do të jetë një kulturë politike jo si ajo që ka instaluar PDK. Ky koalicion ka qenë i lehë për tu marrë vesh. Alternativa është subjekt i qendrës dhe nuk ka qenë e  vështir që të bëhemi bashkë. Për sfidat kemi rrugë për të dhënë përgjigje pas zgjedhjeve”, ka thënë Deda.

LDK-së i bashkohet edhe Lëvizja për Drejtësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi.

Pas nënshkrimit të koalicionit me Lëvizjen për Drejtësi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kanë biseduar javëve të fundit me kryetarin Qerkezi në mënyrë që në një listë të garojnë.

“Lëvizja për Drejtësi ka progresin e vet. Ne kemi synim të përbashkët që të zhvillojmë vendin tonë dhe të krijojmë perspektivë për të rinjtë. Jam i bindur se do të kemi përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi tha se janë dy pika programore që i lidhin: e para besimi në zot dhe e dyta besimi në familje.

“Më emër të këtyre dyjave të kemi rrugëtim të përbashkët. Pas këtij rrugëtimi besojmë thellë dhe rezultati të jetë më bindës”, ka thënë ai.

Ndërsa se a do të ketë koalicion me AKR-në, Isa Mustafa, ka thënë se shohin rrugë të përbashkët, por mbetet çështje e vullnetit të këtyre dy subjekteve.

Ai ka thënë se deri në orën 24 janë duke i pritur edhe dy marrëveshje.

Lexo më shumë:

Të ngjashme