LDK përkujton Rugovën, e quan themelues të pavarësisë

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 11:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me rastin e 29-vjetorit të themelimit të partisë kanë bërë homazhe te varri i themeluesit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Sabri Hamiti, tha se shënimi i këtij përvjetori është e natyrshme të fillohet nga vizita te varri i atij që ngriti themelet e kësaj partie.

“Jemi në përvjetorin e themelimit të LDK-së është e domosdoshme që të bëhen nderimet për themeluesin e LDK-së dhe themeluesin e pavarësisë së Kosovës”, tha Hamiti.

“Ibrahim Rugova që në nismë të organizimit të tij politik ka krijuar standarde të larta të cilat duhet të ndiqen nga LDK por edhe nga qytetarët e Kosovës. Ai ka krijuar standarde edhe për mënyrën e komunikimit politik, se solidariteti është domosdoshmëri që toleranca nuk është dobësi, por mirëkuptim”, tha ai.

Hamiti gjithashtu shtoi se LDK-ja nuk mund të jetë ajo e para 29 vitesh edhe pse sipas tij ajo gjithë këto vite është zhvilluar me norma rugoviane, raporton EO.

“Mendoj që LDK-ja në bazë të programit të tij është zhvilluar me këto norma rugoviane të cilat janë bërë premisa të zhvillimit të LDK-së. Do të ishte absurde që të thuhet se LDK është si para 29 vitesh pasi që nuk është”, tha ai.

Të ngjashme