Lista Serbe dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetë, thotë se e ka përkrahjen e Vuçiqit (Dokument)

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 13:35 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Në listën e dorëzuar të cilës i prin kryetari Igor Simiq, janë përfshirë edhe 16 persona të tjerë nga kjo parti.

Simiq tha se kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje pas konsultimeve me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Lista Serbe edhe kësaj radhe do ta ketë përkrahjen e fuqishme të presidentit Aleksandër Vuçiq, përkundër disa sulmeve jo të partive politike, por të disa serbëve të cilët interesin personal e kanë mbi interesin nacional, dhe të cilëve me siguri shteti serb nuk është vendlindja e tyre”.

Ai tha se edhe kësaj radhe kjo Liste do të ketë kandidatët kredibil te cilët do te përfaqësoje interesat e te gjitha komuniteteve jo shqiptare.

“Lista do të ketë kandidatët më të mirë që do t’i përfaqësojnë, por jo në rrugë, por në Kuvend, për të drejtat e tyre dhe për një jetë më të mirë, dhe jo vetëm të serbëve por edhe të ashkalinjëve, boshnjakëve, goranëve, romëve etj, të cilët kanë në interes një jetë më të mirë dhe qëndrimin e serbëve në këto hapësira”, tha ai.

Partitë e mëdha në vend ende nuk i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Sot është afti i fundit për dorëzimin e listave, përderisa shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues. Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme