Mblidhet kryesia, dështon seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 16:50 | Nga Emine Shehu

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e opozitës për dështimin e liberalizimit të vizave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se LDK-ja ka dërguar një letër me sqarimin se dy nga 42 deputetët nënshkrues të kësaj seance nuk janë prezentë.

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Veseli ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të caktuar datën e re për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme