PDK-ja zgjedh nënkryetarët, dhe udhëheqësit e departamenteve – figura të reja marrin përgjegjësi në parti

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 11:56 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja: Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci.

Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale.

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse eDepartamentit Çështje Gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.

Të ngjashme