Meta: Vdekja e Bashkim Finos, dhimbje që na ka lënë pa fjalë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë. Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe thotë se dhimbja për ndarjen nga jeta të Finos i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme