Ministri Reka takohet me shefen e BE-së, Nataliya Apostolova

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 09:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim shefen Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Me këtë rast ministri Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti, ndër to theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton koordinim më të mirë dhe mobilizim të tërë spektrit politik e civil për përmbushjen e kritereve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumentet e tjera përcjellëse të saj.

Në aspektin afatshkurtër, ministri Reka theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar. Po ashtu ai ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si komponente kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.

Ministri Reka dhe ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendi.

Poashtu, Ambasadorja Apostolovatheksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri. Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës”.

Të ngjashme