Ministri Tahiri: “Drejtësia 2020” synon së pari zgjidhjen e lëndëve të vjetra

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020” si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

““Drejtësia 2020” është një plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta. Masa e parë e “Drejtësia 2020” është reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra. Rreth 200 mijë lëndë të vjetra vazhdojnë ta ngarkojnë sistemin tonë gjyqësor dhe kjo pengon qytetarët tanë për të pasur një qasje të shpejtë në drejtësi”, ka thënë Tahiri përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Qytetari i Republikës nuk mund të vazhdojë të presë edhe më tej me vite për zgjidhjen e lëndëve për shkak të këtyre ngarkesave. Për këtë qëllim, institucionet tona në kuadër të “Drejtësia 2020” janë duke punuar në klasifikimin, rishpërndarjen dhe përfshirjen e profesioneve të lira ligjore në zgjidhjen e këtyre lëndëve në mënyrë që ky numër i madh i backlogut të zgjidhet sa më parë”.

“Jemi të përkushtuar që brenda dy viteve të ardhshme të zgjidhen të gjitha lëndët e vjetra që rëndojnë sistemin, dhe që sistemi ynë të fokusohet në gjykimin në kohë të arsyeshme, ku qytetari nuk do të ketë nevojë të presë me vite për realizimin e të drejtave të tij përmes gjykatës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme