Ministri Tahiri ftohet në komision të sqarojë ndryshimet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 15:46 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka ftuar ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin për të sqaruar kërkesën për plotësim ndryshimin e  Ligjit për Prokurorin e Shtetit para se ky projektligj të kalohet në Kuvend për miratim.

Ky ishte propozimi i anëtarit të këtij komisioni Arben Gashi i cili tha se para se të merret vendimi për këtë projektligj do të duhet të ftohet propozuesi i këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.

“Nuk pi mundemi me kap thelbin e këtij ligji është mirë me ftuar propozuesin në komision para se me marr vendimin final. Mendoj se ta thërrasim propozuesin dhe pastaj mbi fazën e debatit me propozuesin e projektligjit na e marrim vendimin për me i propozuar seancës. Ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu tha se ky projektligj është regres në punën që ka bërë komisioni që ajo drejton”, tha ai.

Ndërsa kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, tha se ky projektligj është një regres në gjithë punën që ka bërë komisioni deri më tani. Andaj edhe propozoj që të mos përkrahet.

“Është një regres të paktën si ne për komision për drejtësinë. Tendenca për ta fuqizuar vetëm kryeprokurorin nuk është në rregull sepse duhet të fuqizohen kompetencat edhe të tjerëve e jo të një personi sepse mund të korruptohet. Tash është barazim kriteresh në mes të prokurorëve special dhe me prokurorët në prokuroritë themelore për bindjen tine kjo nuk është. Ajo çka është më problematike është neni 3 sipas propozimit aktual është fshirë 25 përqindëshi për prokurorët”.

“Pra prokurorët ja ë të drejtë që të punojnë pas orarit dhe kanë të drejtë që të fitojnë jo më shumë se 25 % e pagës dhe kjo për prokurorët është heq ata mund të marrin sa të dojnë përfitime ky propozim është i pa drejtë pasi po hiqet vetën për prokurorët e jo gjyqtarët. Ajo çfarë do të duhet të bënte komisioni është që t`i rekomandonte seancë që të mos miratohet ky projektligj. Unë besoj që komisioni për legjislacion nuk duhet të përkrah një projektligj të tillë duhet të propozohet që të mos përkrahet në seancë ky ligj”.

Edhe Korab Sejdiu përkrahi propozimin e Gashit edhe pse tha se beson që kjo kërkesë për ndryshim-plotësimin e projektligj është bërë për shkak se pritjet nga kryeprokurori janë më të mëdha.

“Unë e përkrahi propozimin e Arbenit që me ftu propozuesin edhe pse besoj që e kuptoj pse ka ardh ky projektligj. Pritjet janë jashtëzakonisht të mëdha nga kryeprokurori veçanërisht në luftimin e korrupsionit. Dhe ankesat që i kanë janë kufizimi i menaxhimit të stafit dhe mundësisë pak më fleksibile që munden me i ndjek rastet që janë më të ndërlikime”, tha ai.

Ndërsa Sami Kurteshi tha se do të duhej të kishte një sistem i cili do të rregullonte procesin se kur një kryeprokuror mundet me marr përsipër një rast për të trajtuar, raporton EO.

“Përvoja në Kosovë ka dëshmuar diçka që nuk është e zakonshme. Kryeprokurori i ka dy role njërin e ka të prokurorit dhe roli tjetër është i menaxherit mirëpo do të duhet për punën e tyre të bazohen me një ligj”.

“Nëse nuk ka ndonjë sistem tjetër se qysh kryeprokurori mundet me marr një rast e me ndjek,  këtu duhet me pas një sistem një institucion që prokurori ka bërë shkelje të rënda dhe kjo u kalohet kryeprokurorit por në çdo moment në çdo kohë me vendos se ty po ta marr lëndë  kish me qenë një rrezik shumë i madh se si caktohet prokurorët e gjykatësit në Kosovë”, tha Kurteshi.

Të ngjashme