Mogherini zëvendëson Junckerin në Berlin

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogehrini, sipas të gjitha gjasave, nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në konferencën e Berlinit, ku në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel.

Mogherini, megjithatë e pranishme do të jetë vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Këto burime kanë theksuar se i vetmi zyrtar i Brukselit që e ka marrë ftesën për takimin e të hënës në Berlin ka qenë kryetari i Komisionit Evropian, Juncker.

“Presidenti Juncker nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim dhe kjo është arsyeja pse në vend të tij shkon Mogherini”, kanë thënë burime të rel-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme