Molliqaj mohon se e ka sulmuar Abazin, thotë se ky është vajtim pas humbjes së debatit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur pas debatit ku u tha se ai ka sulmuar përfaqësuesin e Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Ai tutje në Rubikon të KTV-së ka shtuar se debati ka shpjeguar gjithçka dhe deklaratat e tilla janë zhvendosje e vëmendjes për shkak të humbjes së debatit.

“Mua më kanë ftuar policia, i kam dhënë të dhënat dhe ka përfunduar. Edhe pjesa në debat edhe pas debatit kanë qenë me kamera dhe ato i kanë edhe policia. Kur ndodhin gjërat që s’ka fakte gjithkush mundet me interpretua. Vajtimi i tyre është se po i humbin debatet”, ka thënë ai.

Molliqaj ka mohuar që e ka goditur Hakiun derisa thotë se është rrëzuar duke vrapuar.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të ndërmarr ndonjë veprim për shpifjet siç pretendon ai që ka bërë Haki Abazi.

Ai thotë se të vetmin veprim që do ta ndërmarrë është përballja me ta dhe ballafaqimi me fakte.

“Një subjekt që ka qenë i gatshëm të ballafaqohet në studio me argumente tashmë hynë nëpër skuta dhe s’kanë të drejtë të ballafaqohen. Përball tyre në studiot televizive ne do t’i paraqesim argumentet tona dhe askujt nuk do t’ia lejojmë epërsinë morale”, ka thënë ai.

Molliqaj thotë se me të ka qenë aktivisti Fatos Sahiti derisa thotë se as nga ai nuk është grushtuar e as shkelmuar Abazi.

Ai thotë se v ish-deputetin Liburn Aliu e ka rrahur një artist nga komuniteti rom në Tiranë në prani të kryetarit të VV-së Albin Kurti.

Ai tutje shton se ky është vetëm një viktimizim që nga koka e Lëvizjes e deri tek aktivistet.

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, ka thënë se duke mos e sqaruar se çfarë ka ndodhur atë natë, Molliqaj po e bënë dyshuese ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme