Molliqaj për Hekuran Muratin: Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka kritikuar ministrin e Financave dhe Transfere, Hekuran Murati për qasjen e tij me deputetët, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.


Molliqaj ka thënë se kur i duheshin votat, Murati nuk njihte as ligj, masa e pandemi.

“Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ligji i Muratit

Vështirë t’ia gjesh shokun Hekuran Muratit. Ai është fytyra e metamorfozës, shpërfytyrimi i subjektit. I ftohtë, me arrogancë prej burokrati, me krehje të PR-it, e me mendje private. Ky është eksperti i Besnik Bislimit që teknikalizoi e depolitizoi qëndrimet dhe programin e VV-së për ekonominë.

Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët.

Në ekonomi, ai është fytyra e tranzicionit prej taksës progresive tek masat shtrënguese e tatimi i sheshtë. Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme