Murati opozitës: Me vite keni qeverisë, s’ju ra ndërmend për personelin shëndetësor

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 16:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar në Kuvend vendimin për anulimin e shtesave për pensionistët dhe personelin shëndetësor, duke akuzuar opozitën e tanishme se edhe pse kanë qeverisur me vite, s’kanë menduar për personelin shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë ka shumë fatura të papaguar që nga viti 2013.

“Problemi është që ato shtesa ka qenë vendim i marr në këtë vit dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars dhe nuk kemi pasur shtesa më tutje. Ka qindra miliona fatura të pa paguara që datojnë nga viti 2013”, tha Murati.

Ai tha se Qeveria e AAK-së ndër vendimet e para që ka marrë ka qenë rritja e rrogës për kryeministrin dhe ministrat por jo për personelin shëndetësor.

“Ndërsa në qeverinë që ka udhëheq AAK vendimi i parë për rritje të pagave ka qenë me ja rrit vetes dhe jo personelit shëndetësorë, me vite keni qeverisë dhe s’ju ra ndërmend për personelin shëndetësorë”, tha Murati.

Sipas Muratit, ky vendim ua mundëson pensionistëve që të marrin nga 100 euro, në vend të 90 eurove sa kishin për t’i marrë këtë muaj.

“U bë temë çështja e shtesave dhe vendimet që u morën në njërën nga mbledhjen e Qeverisë, edhe në vazhdimësi po tentohet me u manipulu publiku por edhe përfituesit se gjoja se Qeveria paska ulë shtesa dhe nuk po ja ndika për një kategori të caktuar. Problemi është që ato shtesa kanë qenë vendim i marrë në fillim të këtij viti në kohë fushate zgjedhore dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars. Pra nuk ka pasë shtesa më tutje.”

“Kërkesa e ministrit Vitia për personelin shëndetësor ka qenë që të gjejmë në mënyrë me gjithë kufizimet buxhetore ta gjejmë një mënyrë dhe hapësirë që të paktën të sigurojmë edhe për ca kohë vazhdimin e shtesave për personelin shëndetësor dhe kemi marrë vendim, përderisa mbretëron kjo situatë ,vazhdimin e shtesave për ta.”

“Kemi marrë vendim si Qeveri në muajin e parë për shtesa për personelin shëndetësor, për policinë, për pensionistët të cilët po ashtu po të mos ishte ai vendim do të kishin marrë 90 euro pensionin, e pensionet me aftësi të kufizuara do ti kishin marrë 75 euro. Por këtë muaj për shkak të atij vendimi i kanë marrë nga 100 euro”.

Murati foli edhe për humbjet që gastronomia pësoi për 12 ditë, në kohën sa këto biznese ishin të mbyllura me vendim të qeverisë, e cila sipas tij, nuk mund të jetë 12 milionë euro.

“Gjithë këta që po ankohen i kemi pa në qeverisjet e kaluara se çfarë kanë ba. U përmend edhe çështja e masave dhe sepse gjoja ato masa kanë rezultu që disa qytetarë në një fundjavë kanë shku në Shqipëri dhe u përmendën shifra dhjetëra milionëshe gjoja se kemi humb. Nuk po e di se me çfarë matematike i bëni këto llogaritje. Por qarkullimi mujor, pra për tërë muajin në sektorin e gastronomisë është 12 milionë euro. Tash unë nuk e di ka e keni marrë 20 milionë euro për dy ditë, shihet se ka problem me matematikë kjo çështje”.

Të ngjashme