Muri, ura dhe Asociacioni temë e dialogut

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 14:24 | Nga

Pjesëmarrësit e raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sonte në Bruksel, sipas burimeve ndërkombëtare do të flasin në lidhje me hapjen e urës në Mitrovicë (muri), fillimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë.

Sipas Tanjug, që thirret në burime diplomatike në Bruksel, përparimi në raundin e sotëm të dialogut është i domosdoshëm.

“Ky përparim është i domosdoshëm në mënyrë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian deri në fund të shkurtit t’i japin Serbisë dritën jeshile për hapjen e kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në BE”, thonë këto burime.

Në Bruksel sonte do të takohen presidentit dhe kryeministrat e dy vendeve, ngjashëm sikur më 24 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme