Mustafa pas votimit: Qytetarët sot vendosin për fatin dhe qeverisjen e tyre

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:33 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demoktratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, votoi së bashku me bashkëshorten, Qefseren në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Pasi përfundoi obligimin e tij, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se është tepër e rëndësishme që qytetarët sot të vendosin për fatin e tyre dhe qeverisjen.

“Konsideroj që eshtë tepër e rëndësishme që qytetarët  sot  të vedosin për fatin dhe qeverisjen e tyre. Kam besim te qytetarët që Kosova do ecë përpara, do ecë në binarë”.

Ai më tej ka ftuar qytetarët të dalin masovisht e të votojnë.

“Ftoj qytetarët të marrin pjesë  masovisht që të shprehet  vullneti i tyre se ajo fuqizon qeverisjen e ardhshme”.

Sipas Mustafës, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë fushatë ka qenë më e madhe se vitet e kaluara.

“Tani kam vërejtë që në këte fushatë ka pasur më shumë njerëz”,  tha ai.

Mustafa ka qenë kryeministër i vendit nga dhjetori i vitit 2014  deri në shtator të 2017-ës.

Të ngjashme