Mustafa: Tri interpelancat e sotme, mësymje ndaj Hotit dhe kundër bashkëpunimit me SHBA-në

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mbajtjen e tri interpelancave të kryeministrit Hoti, sot në Kuvend.

Ai ka thënë se këto tri interpelanca janë mësymje ndaj kryeministrit Hoti.

Mustafa ka thënë se këto interpelanca janë kundër marrëveshjes së bashkëpunimit me ShBA-në.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.

Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit  me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.

Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin  me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se  Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme  të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme