Nagavci: Kosovës i duhet qeverisje alternative e Vetëvendosjes

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Nagavci shton, se kjo është efekt i qeverisjes Kurti, derisa thekson se Kosovës i duhet Qeverisje Alternative e Vetëvendosjes.

“Sapo u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet ndërkombëtare, njëra me Bankën Botërore dhe tjetra me BE-në. Këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë Qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë. Dy marrëveshjet bashkë i sjellin Kosovës një mbështetje prej 146 milion euro. Efektet e qeverisjes së mirë të Qeverisë Kurti janë momentet e vetme të rimëkëmbjes shtetërore. Kosovës i nevojitet një Qeverisje Alternative e LV!”, shkruan Nagavci në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme