Në shifra rekorde rritet borxhi i përgjithshëm publik i Kosovës

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Qeverinë e Kosovës momentalisht e udhëheq kryeministri Albin Kurti, ndërsa borxhi i përgjithshëm i vendit ka arrirë në shifra rekorde, afro 1 miliard e 700 milionë e ka arritur tani më.

Vetëm në vitin e fundit Kosova ka hyrë borxh rreth 200 milionë euro, më 2020 obligimet financiare të Kosovës figuronin 1 miliard e 487 milionë euro, ndërsa vetëm një vit pas ky borxh ka shkuar në 1 miliard e 682 milionë euro.

Por kujt i ka borxh Kosova?

Bazuar në dokumentin e ministrisë së Financave del që Kosova borxh i ka Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pastaj Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, pastaj Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkësisë Europiane, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe disa entiteteve dhe subjekteve financiare ndërkombëtare.

Gazeta Metro shkruan se rritje enorme e futjes së Kosovës në borxhe vërehet pas vitit 2016, ku në atë kohë borxhi ishte rreth 850 milionë euro, kryesisht i trashëguar nga borxhi i përgjithshëm i ish-Federatës Jugosllave.

Kosova e ka të rregulluar me ligj, se sa mundet të hyjë borxh si shtet.

Qeveria e Kosovës e ka të përcaktuar me Ligjin për Borxhet Publike respektivisht neni 32, thotë se tavani maksimal  hyrjes së shtetit në borxhe të përgjithshme  është “40% e Bruto Produktit Vendor”.

Momentalisht Kosova qëndron te afro 25% e BPV’s, dhe se ka trend rreth 200 milionë euro në vit borxhe, të cilat shteti duhet në të ardhmën të i paguaj.

Me po të njëjtin ligj dhe kushtetutë për çdo borxh të shtetit të Kosovës dhe entiteteve të saja financiare e politike, duhet ratifikimi me 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme