Ne Smrekonicë kanë votuar 52 të burgosur (Video)

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 18:52 | Nga

Ndonëse ata nuk janë në kushte të zakonshme të jetës, të drejtën për të votuar e ushtrojnë sikurse banorët e tjerë të Kosovës.

Votuesit që janë në vuajtje të dënimit, në qendrën korrektuese në Smrekonicë, e kanë ushtruar të drejtën kushtuese për të votuar, raporton Klan Kosova.

Nga 88 të burgosur që janë në këtë qendër, 77 prej tyre kanë të drejtë për të votuar, e 52 sosh e kanë votuar.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë se ekipet mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), iu mundësojnë të burgosurve mundësinë për të votuar, duke shtuar se deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem.

Ndryshe, në të gjitha qendrat korrektuese dhe burgjet e vendi, janë përafërsisht 1280 persona me të drejtë vote.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme