Nis mbledhja e Qeverisë në Prevallë

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur mbledhja gjithëditore e Qeverisë së Kosovës e cila po mbahet sot në Prevallë.

Kjo mbledhje është thirrur për të harmonizuar programin qeverisës.

Të pranishëm janë anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafi i zyrës së kryeministrit.

Në një postim në Facebook, zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, ka thënë se sot do të diskutohet mbi programin qeverisës të koalicionit qeveritar, në të cilin reflektohet marrëveshja VV-LDK.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar ai.

Kjo është mbledhja e parë gjithëditore e Qeverisë Kurti, e në të pritet të finalizohet programi qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme