Nisma kërkon nga Gjykata Speciale të marrë në pyetje Ivica Daçiqin

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 14:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria Speciale ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Speciale, që lidhen me krimet që janë kryer në Kosovë nga ana e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Sherifi në një konferencë për medie, ka thënë se Specialja duhet të marr në përgjegjësi edhe Ivica Daçiqin dhe zyrtarë tjerë të Serbisë.

Kjo kërkesë e Nismës vjen pas deklaratave të zyrtarëve të Speciales, të cilën kanë deklaruar se çdo kush që ka bërë krime do të dënohet

“Duke u bazuar në deklaratën e Kryetarë së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova që ka thëne se çdo njëri që ka kryer krime do të llogaritet përgjegjës. Nisma kërkon nga prokuroria të sqarojë nëse ka pasur bashkëpunim me Dhomat e Specializuara.

“Duke u nisur nga fakti që dhomat e specializuara janë pjesë e Republikës së Kosovës ne duam të dimë cila është shkalla e bashkëpunimit. Sa dosjë ka derguar prokuroria në zyrat e gjykatës së speciale.

“Bazuar në deklarata e zyrtareve të Dhomave te Specializuara, Ne kërkojmë që Radilomir Markovic te merret ne pyetje dhe të dëshmojë. Nisur nga fakti që kemi hyrë në dekadën e tretë nga lufta ka njerëz që s’dinë  asgjë për fatin e të afërmeve të tyre”

“Nisma kërkon që nga zyrtarët e Dhomave të Specializuara të dijë nëse ata kanë qenë në dijeni për implikimet e Milovan Drequn në vrasje të shqiptarëve. Konsiderojmë që koha e premtimeve se dhomat e specializuara do të zbardhin rastet ka kaluar, ne presim veprime konkrete”, tha Sherifi.

Ai i pyetur për një takim mes partive politike të cilën e ka paralajmëruar kryeministri Hoti, ku do të diskutohej mundësia e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit apo edhe shkuarjen në zgjedhje,ka thënë se ata do të marrin pjesë në atë tryezë.

“Çfarëdo që do të jetë rendi i ditës në takim që e ka paralajmëruar kryeministri, ne jemi të gatshëm ti bashkohemi tryezës ku do te vendoset zgjedhje e një presidenti ose shkuarja në zgjedhje” ka deklaruar Sherifi.

Fjala e plotë e sekretarit të përgjithshëm të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në konferencën e sotme për media.

Duke u bazuar në deklaratën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, zonjës Ekaterina Trendafilova në të cilën thotë se: “Pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose nënshtetësinë, çdonjëri që ka kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë, do të llogaritet përgjegjës”, të njëjtën deklaratë këto ditë e ripohoi publikisht edhe zëdhënësi i Dhomave të Specializuara dhe e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, zoti Michael Doyle, NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuria e Kosovës të sqarojë publikun nëse ka pasur bashkëpunim me Dhomat e Specializuara në funksion të ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.Kjo çështje duhet sqaruar për shumë arsye, në veçanti për shkak se përfaqësues të shtetit dhe të prokurorisë serbe kanë pohuar publikisht se kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Specializuar të Kosovës në Hagë dhe se gjatë këtij bashkëpunimi ata e kanë furnizuar Prokurorinë e Specializuar të Kosovës me “provat” mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuzë kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;Prandaj, duke u nisur nga fakti se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e institucioneve të drejtësisë të Kosovës, NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës që të sqarojë publikisht:- Cila është shkalla e bashkëpunimit të Prokurorisë së Kosovës me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës?- Sa dosje lidhur me aktet gjenocidare që ka kryer Serbia gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë ka dorëzuar Prokuroria e Kosovës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.- Nëse deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë, NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës që menjëhere t’i dorëzojë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjitha provat që posedon lidhur me krimet e gjenocidit në të gjitha masakrat e shënuara në rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 16 maj 2019 dhe qindra masakra të tjera si akte gjenocidare anekënd Kosovës gjatë të cilave u vranë 1392 fëmijë, 1739 gra dhe rreth 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive; si dhe dhunimin e mbi 20 mijë grave shqiptare. Gjithashtu, duke u bazuar në deklaratat e lartë përmendura të dy zyrtarëve të lartë të Dhomave të Specializuara, NISMA Socialdemokrate nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara kërkon që;Prokuroria e Dhomave të specializuara të marrë në pyetje ish shefin e Sigurimit Sekret të Serbisë Radomir Markoviq për të ndriçuar të gjitha vrasjet për të cilat ai është në dijeni. Marrja në pyetje e tij është jetike për ndriçimin e vrasjeve në Kosovë, sepse pas arrestimit të Radomir Markoviqit, më 24 shkurt të vitit 2001, në Kosovë kanë ndodhur vetëm 10 vrasje, 9 prej të cilave janë kryer në pjesën veriore të Kosovës, që ishte jashtë kontrollit të UNMIK-ut.Dëshmia e tij është e rëndësishme për faktin se, ish shefi i Sigurimit Sekret të Serbisë, Radomir Markoviq në kërkesën e tij për falje të dënimit që i drejtoi Kryetarit të Serbisë, kërcënoi se do ta rrëzojë Serbinë në gjunjë nëse e publikon listën e krimeve që me urdhër të këtij shërbimi janë bërë kundër civilëve shqiptar dhe serb në Kosovë;Duke u nisur nga faktet e pakontestueshme se me qëllim që të fshiheshin gjurmët e krimit të gjenocidit dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së drejtpërdrejtë apo të tërthortë të atyre që ishin të përfshirë në kryerjen e krimit më të shëmtuar dhe më të përbindshëm që njeh historia njerëzore, gjatë tërheqjes nga Kosova, forcat serbe morën me vete mijëra civilë shqiptarë;Duke u nisur nga fakti se kemi hyrë në dekadën e tretë nga koha e krimeve më të rënda që ka përjetuar populli shqiptarë i Kosovës, ndërkaq edhe mbi 1600 familje shqiptare ende jetojnë në ankth të përditshëm për arsye se nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre;Duke u nisur nga fakti se më 28 shtator të vitit 2020, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq kërcënoi publikisht ata qytetarë të Serbisë që tregojnë se ku janë të fshehura kufomat e civilëve shqiptarë, të vrarë gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë. Në kohën kur Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Ivica Daçiq, i cili më 22 tetor 2020 u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë, ishte zëdhënës i Partisë Socialiste të Millosheviqit dhe një ndër figurat politike më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer kundër shqiptarëve;NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Dhomave të specializuara që të marrë në përgjegjësi ish zëdhënësin e partisë së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, për përfshirjen e tij në fshehjen e krimit të gjenocidit si dhe për pengim të drejtësisë për shkak të kërcënimit publik që u bëri qytetarëve të Serbisë që tregojnë se ku janë të fshehura kufomat e civilëve shqiptarë, të vrarë gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë;Duke u nisur nga pohimet publike të Milovan Drecunit se ai është personi që i ka orientuar autoritetet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në drejtimin e punës së tyre dhe për këtë çështje ka marrë edhe falënderim me shkrim nga zoti Schëendiman;NISMA Socialdemokrate kërkon nga zonja Ekaterina Trendafilova dhe nga zoti Michael Doyle të sqarojnë publikisht nëse kanë qenë në dijeni se, Milovan Drecun, është një kriminel që ka marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe për krimet e kryera është dekoruar nga gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi, i cili është dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë me 22 vjet burg. Në këtë apel publik u kufizuam vetëm në përmendjen e emrave të ish shefit të Sigurimit Sekret të Serbisë, Radomir Markoviq, të zëdhënësit të dikurshëm dhe udhëheqësin aktual të partisë së Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, dhe të kryetarit të të ashtu quajturit Komitet Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun për shkak se këta persona publikisht dëshmojnë për implikimet e tyre të drejtpërdrejta në kryerjen e vrasjeve të civilëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë, për fshehjen e gjurmëve të gjenocidit dhe për ndikimin e tyre në Dhomat e Specializuara dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.Mirëpo kërkesat tona nuk kufizohen vetëm në raport me këta tre kriminelë. NISMA Socialdemokrate kërkon nga zonja Ekaterina Trendafilova dhe nga zoti Michael Doyle të sqarojnë publikisht nëse janë duke përgatitur aktakuza kundër përfaqësuesve të shtetit serb që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë, apo si pjesë e zinxhirit komandues në kryerjen e gjenocidit në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose nënshtetësinë.NISMA Socialdemokrate konsideron që koha e premtimeve se Dhomat e Specializura do të trajtojnë të gjitha krimet pa dallime ka kaluar dhe tani është koha e veprimeve. Anëtarët familjeve të të vrarëve dhe të zhdukurve dhe të gjithë qytetarët e Kosovës presin veprime konkrete në këtë drejtim!

Të ngjashme