Limaj: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, më i dëmshëm se fuqizimi i saj

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 17:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më i dëmshëm se fuqizimi i Gjykatës Speciale, është shfuqizimi i saj u tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Lima tha se Gjykata Speciale ka qenë e dëmshme për Kosovën, por më i dëmshëm është shfuqizimi i saj.

“Në vitin 2015 nuk kemi qenë kundër Gjykatës Speciale, sepse nuk mund të themi jo drejtësisë. Ama ju kemi tregu çka po bëni. I kemi thënë po adresimit të krimit por jo ashtu siç po doni ju. Dhe ju e dini që në çfarë presioni janë ballafaquar njerëzit për ta nënshkruar. I kemi thënë jo një Gjykate etnike, sepse nuk ka të bëjë me gjykimin e krimit. I kemi thënë po një drejtësie që vrapon pas provave, por jo një gjykate që kërkon emra të përveçëm. Rikthimi i kësaj teme është bërë nga ata që e kanë votuar, dhe ne kemi thënë që nëse vjen në parlament do e votojmë. Ne duam që iniciativa të ketë adrese. Siç ka qenë votimi i gjykatës i dëmshëm tani shumë më shumë i dëmshëm është shfuqizim i saj. Ne për çështje të individit nuk do të e rrezikojmë vendin tonë”, tha ai

Ndërkaq Jakup Krasniqi tha se Gjykata Speciale që nga fillimi ka pasur synime politike.

“Kosova vetëm nga viti 2014 kishte opozitë të mirëfilltë, dhe për këtë Nisma ka një kontribut të veçantë. Shumë procese të dëmshme politike do të kalonin me lehtësi sikur opozita të mos ishte e bashkuar. Pa dyshim që kjo legjislaturë duhet të ju jep udhe 3 proceseve kryesore që ka Kosova. Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale. Nisma ka qenë e bindur se Gjykata Speciale ka qenë padrejtësia më e madhe që i bëhet Kosovës. Kosova asnjëherë nuk ka merituar të ketë këtë gjykatë. Edhe sot jemi të bindur që ajo është gjykatë politike dhe ka synime politike shumë më shumë se të drejtësisë, por veprimet duhet të bëhen me kohë dhe Kosova duhet të ec duke pasur me vete edhe gabimet politike që i kanë bërë drejtuesit e saj. Ne duhet ta themi fjalën tonë me kompetence për gjithë ato çështje, dhe jemi të bindur se kjo pozitë, këtyre tri problemeve të mëdha duhet të ju gjej zgjidhje. Kosova ka probleme më shumë se këto 3 çështje”, tha ai.

Të ngjashme