“Njerëz të paharrueshëm”, Thaçi kujton Hasan Prishtinën

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në rubrikën e tij “Njerëz të paharrueshëm”, të premten ka kujtuar Hasan Prishtinën.

Në lloagrinë e tij në Facebook, Thaçi tha se Hasan Prishtina dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike.

“Hasan Prishtina, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar”, tha Thaçi.

Më tej presidenti shkroi se Hasan Prishtina nuk e reshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë”, shkroi Thaçi.

Njoftimi i plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm ❤️

HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar.

Hasan Prishtina nuk e reshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë. HTH

Të ngjashme