Norvegjia e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 12:09 | Nga

Në vazhdën e takimeve të kurtuazisë me Ambasadorët rezidentë të shteteve të huaja të akredituar në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në margjina të këtij takimi, sipas komunikatës së MPJ-së së Kosovës, Sjaastad ka përgëzuar Pacollin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke i përcjellë njëkohësisht edhe urimet nga institucionet respektive të shtetit norvegjez.

Në ndërkohë, Pacolli e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistent të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme