Osmani për situatën në veri: Serbia po përdor retorikë luftënxitëse, gati për zbatimin e marrëveshjes

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj foli edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Osmani tha se presin që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese e retorikë luftënxitëse të Serbisë ndaj gjithë rajonit, raporton Ekonomia Online.

“Tendenca të cilat janë të nxitura dhe i shërbejnë interesave të Rusisë. S’ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të dy palëve, kur Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por edhe veprime që cenojnë paqen dhe stabilitetin”.

“Presim që sinjale të qarta nga BE-ja të jepen në raport me Serbinë dhe ta ndalojnë atë”.

Osmani u shpreh se po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve të Kosovës, të cilat siç tha ajo sigurojnë dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të vazhdojnë me koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar, ashtu siç jemi koordinuar deri më tani. Në anën tjetër po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve tona të cilat sigurojnë dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, por mbi të gjitha trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dalim etnie”.

Të ngjashme