Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 08:55 | Nga

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vendosur që të mos kthehen në institucionet qendrore të Kosovës pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë “mendjen” që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme